Rreth Nesh

Kush jemi ne?

Universi është qendra më e madhe dhe më e vjetër e gjuhëve të huaja në Shqipëri. Cilësia e lartë në mësimdhënie kombinuar me çmimet më të mira në treg kanë qenë parimi që na ka udhëhequr në këto 20 vite sukses. Sot krenohemi për trajnimin e plot 30 mijë studentëve që kanë mësuar tek ne që nga viti 1995, duke mbuluar grupmosha të ndryshme nga 5 deri në 60 vjec.

Mësimdhënia është në rradhë të parë cilësi e më pas biznes! Mësuesit e perzgjedhur prej nesh i nënshtrohen rregullisht trajnimeve ndërkombëtare si dhe vlerësimit periodik nga vetë studentët e qendrës. Studentët janë epiqendra e vëmendjes sonë! Pershtatemi për çdo moshë, nivel dhe orar sipas nevojave të tyre.

Sherbimet tona

Qendra u themelua në vitin 1995 nga Znj. Semiha Molla dhe Znj. Ludmilla Stefani dy profesioniste dhe autore tekstesh te gjuhës angleze. Filloi vetëm si qendër e mësimit të gjuhës angleze por tashmë udhëheq në treg me një gamë të gjerë shërbimesh si:

– Mësimi i gjuhëve të tjera (Gjermanisht, Italisht, Frengjisht, Spanjisht, Turqisht, Greqisht, Shqip, Danisht, Norvegjisht, Suedisht, Rusisht, Gjuhën Kineze etj).

– Kurse përgatitore për të gjitha provimet kryesore ndërkombëtare (TOEFL, IELTS, SAT, KET, FCE, TOEIC, PET, CAE, CPE, TEFL, GRE, GMAT, TEST DAF, CELI, DELE, etj.)

– Anglishte profesionale (Business English, English for Finance and Banking, Legal English, English for Medicine and Nursery, English for Engineering, etj)

– Studime në universitetet më të mira në SHBA, UK dhe Kanada.

– Shkolla verore në UK

– Shqip për të huajt dhe fëmijët e ish-emigrantëve.

– Përgatitje për provimet e maturës shtetërore.

Kontaktoni

Për një paraqitje më të detajuar të të gjitha shërbimeve tona ju urojme lundrim të këndshëm në këtë faqe të qendrës sonë.

Menu